Shqipëria ka kaluar testet dhe është drejt hapjes së filialit të DEA-s për të vijuar goditjen e grupeve kriminale dhe luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike.
Zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë lidhje e zyrës qëndrore në Athinë. Pjestare të Dea-s do të jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle kufitare si porte aeroporte e pika tokësore.
Filiali i DEA-s ka fokus luftën ndaj trafikut të drograve kryesisht kokainën e cila në Shqipëri vjen nga Amerika Latine.
Prej Janarit deri tani vetëm nga informacionet e shkëmbyera me DEA-n janë kryer katër operacione për trafikun e kokainës në vendin tonë. Ndërkohë pak ditë më parë edhe një grup drejtuesish të policisë shqiptare ishin në Ekuador ku patën edhe atje kontakt me antidrogën e përfaqeues të DEA-s.