FIER- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë, nga vrasja që tronditi Fieri mbrëmjen e djeshme

Irvana Hyka, 28 vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Autori i këtij krimi të rëndë është Demokrat Medinaj, 29 vjeç i cili është larguar në drejtim ende të paditur ndërsa po punohet për kapjen e tij. Çifti ka dy fëmijë të mitur, 6 dhe 4-vjeç.

Familjarët kanë thënë për Top Channel se viktima ishte shtatzënë në muaji e 6-të. Ndërkohë raportohet se burri i saj e ka qëlluar 31 herë me thikë duke i marrë jetën.

Edhe pse fillimisht u raportua se autori i krimit makabër ishte me probleme të shëndetit mendor, babai i vajzës ka thënë për mediat se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan e shtrirë në tokë me plagë dhe pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilin kishte goditur gruan. Thika është lënë në vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar menjëherë.

Top Channel