Drejtuesi politik i PS për Durrësin, Ardian Çela, njëkohësisht administrator i OSHEE ka folur për programin e qeverisë aktuale për Energjinë në 4 vitet e ardhshme.

Çela thotë se në vitet e qeverisjes së PS, janë investuar 440 milionë euro në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, dhe sfida për mandatin e tretë vijont ë mbetet transformimi dhe modernizimi.

Ai thotë se në 4-vjeçarin e ardhshëm rëndësi për qeverinë e PS në këtë drejtim do të ketë pikërisht investimet dhe rezultatet që do të arrihen.

”Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike ka pësuar një transformim të thellë, dhe është kthyer në modern, dhe modernizohet dita ditës. Sot arrijë të qëndrojë në këmbë dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik. Transformimi është kryer falë mbështetjes së qeverishë dhe mbarë qytetarëve për Reformën e Energjitikës. Para saj, në 100 lekë të energjisë elektrike, paguhej më pak se gjysma. Thelloi gropën
150 mln dollarë humbiste kompania nga mospagesat dhe vjedhjes. Degradimi arriti në pikën ku kompania nuk paguante dot faturat, dhe kjo sillte riskun të kalonim në black-out total. Defektet ishin aq të shpeshta, sa në zona të caktuara dritat mungonin dhe me vite. Kompania nuk garantonte dot bazën minimale për remonte dhe riparime të defekteve.
Kjo situatë sot duket e largët, falë Reformës që mbështeti qeveria dhe falë ndërgjegjësimit të qytetarëve. Kuptuan që shëndoshja e OSHEE është në të mirë të tyre.
Nëse bëjmë një krahasim sot dhe 8 vite më parë, në 2013 niveli i humbjeve ishte 45-50%, në 2020 ishte 21.4%, Arketimet nuk krahasohen fare.Sot arkëton 300 milion dollarë, dhe shpenzon gjysmëne a tyre të humbjeve në rrjet. Në 2020, me gjithë pandemi dhe tërmeti ,arkëtoi 64.7 miliardë lekë.
U hodhën sytë tek investimet në infrastrukturë. Muajt e parë, u ofruan sa më shumë pika për shërbimet qytetare. Nëse në 2013 numëroheshin 49 sportele dhe zyra shërbimi, në gjendje të mjerueshme . Kemi shtuar 2000 sportele.
Kemi shpëtuar nga humbja e kohës dhe sorollatje të tepërta klientët. Investuam dhe në sistemin e faturës. Me një klik mund të bëhet një pagesë, aplikim apo ankimin, dhe bëhet gjithë procesi, cili punonjës e ndjek, dokumentacioni që duhet, dhe nëse ka ndonjë vonesë ai e di cili punonjës e vonon.
Një nga më thelbësoret, është ajo e korrikut 2016, kompania fshiu mënyrën e faturimit aforfe. Më e padrejta. Sot të gjithë abonentët, 1.2 milion abonentë, janë të pajisur me matësa, dhe paguhen për atë që konsumojnnë. Jo si më parë, që paguanin në mënyrën më të padrejtë.

Nëse para 8 vitesh shifra ishte 80 mijë- 90 mijë ankesa për keqfaturim, në 2020 kemi vetëm 40 mijë. Përsëri është e lartë, objektivi është në 0. Ne emetojmë 4 milionë fatura në vit, kjo zë 0.3% të faturave.
Sfida jonë mbetet transformimi i rrjetit, ta bëjmë më modern. Hapi i parë ishte në zonat e populluara, Durrës, Elbasani, Tirana, Vlora. Aty ishte pesha më e madhe. U bënë investime në Paskuqan, Babrru, Kënetë. Ku drunjtë e shtrëmbër, telat që varreshin, u zëvendësuan me kabëlla ABC, pajisje standarde. U investuan 50 mln dollarë, si kurrë më parë. Në vitin e dytë u zgjerua gama e investimeve edhe në sektorët strategjikë. Gjithë bregdeti shqiptar, ng Shkodra, Durrësi, Golemi, Vlora, Saranda, njohën investime që nuk i kishin parë prej 50 vitesh. Stacion i ri në Orikum, Lezhë, Himarë, Palasë, nënstacion ën Gjirokastër. Dhe po të vijojë kështu nuk do të mbarojë, pasi s;ka vend pa u prekur nga investimet e kompanisë. 440 milionë dollarë janë investuar.
Përfitues të gjithë këtyre janë klientët. Kemi në proces inevstime me 35 milionë dollarë në vler,ë dhe me të njëjtën vlerë edhe në 6-mujorin e dytë të vitit. Në 4 vite e ardhshme OSHEE do të vendosë disa projekte, nënstacione të reja, fuqizimi i disa të tjerave. Nënstacioni i dytë në Shëngjin, dy nënstacione në Shkodër, në Pogradec, i Palasës së Llogarasë. 20 kë do të shtrihet në Orikum-Himarë. Ka nisur në Himarë, Palasë, Qeparo, Dhërmi, Pogradec, Durrës, Shkodër e kudo.
Nuk ka qenë vëmendja vetëm këtu, në infrastrukturë. I kemi dhënë edhe teknologjisë smart vëmendje.
Faza e dytë e implementimit të 10 mijë matësave. Në subjektet privte në Durrës-Vorë. Këtë muaj fillojmë 10 mijë matësa në subjekte e biznese në gjithë vendin.
Kishim rrjet të amortizuar, teknologji të vjetër, këto më sipër i kemi bërë realitet. Është përmirësim i cilësim të shërbimit. Për këtë flasin 3 gjëra.
Janë 74 biznese që furnizohen nga tregu i lirë. E fundit, por jo nga rëndësia, është ofrimi i shërbimeve për subjektet biznese. I referohemi raportit të bankës, doing bussines. Duhet të ndiheshin një sërë procedurash. Nga 180 ditë që duheshin në 2013 për një subjekt të lidhte energjinë, e kemi shkurtuar në 49 ditë. Ne kemi një përmirësim në klasifikimin e doing-bussines,. Këti shifra janë impresionuese, dhe do të vijojë gjatë, dhe të tilla janë investimet dhe rezultatet. Investimet janë më të rëndësishme, dhe rezultatet në 4-vjeçarin e ardhshëm.”- tha Çela.

Ballkanweb