Sot, rreth orës 12:00, në Bypass Lushnje, shtetasi A. Gj., 81 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja O. Gj., 80 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gruaja ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e legenit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.