Dy ish-zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit, Alber Nushi dhe Nikollaq Palla do të hetohen “në shtëpi”. Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria, deri në mbylljen e hetimeve për ngjarjen që solli vdekjen e mjekut Pjerin Xhuvani.

Nushi dhe Palla kanë shkuar vetë në ambientet e Gjykatës, por nuk dihet nëse kanë pasur avokat apo jo për shkak se këta të fundit janë në një grevë disa ditore që ka nisur për shkak të hartës së re gjyqësore.

Gjykatësi Taulant Tafa ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit. Dy ish-zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit, Alber Nushi dhe Nikollaq Palla akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kanë reaguar në kohë në përplasjen që ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.