Një mjet lundrues është fundosur mëngjesin e sotëm në plazhin e Jalës në Himarë. Bëhet fjalë për një mjet, në pronësi të Jorgo Andonit, i cili ka qenë rreth 100 metra nga bregu.
Fatmirësisht në varkë nuk ka pasur njerëz në momentin e fundosjes dhe për rrjedhojë nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së mjetit
Himarë/Informacion paraprak:
Gjatë paradites, në Jalë, Himarë, mjeti lundrues varkë, në pronësi të shtetasit J. A., është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij. Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.