Një 32 vjeçar ka denoncuar në Policinë e Shijakut  se dy persona i kanë vjedhur makinën në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës.

I riu ka thënë se ditën e djeshme dy persona të paidentifikuar , i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMË” dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMË”, dhe janë larguar.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.