E ardhmja e Rei Manajt te Barcelona është e gjitha ende për t’u vendosur, ku për sulmuesin e Kombëtares në orët e fundit ka dalë një tjetër pretendent në skenë që është skuadra e Getafes.

Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Getafe ka kontaktuar me Barcelonën për t’i kërkuar informacione për mundësinë e transferimit të sulmuesit në Madrid, me përgjigjen e katalanasve që duket se ka qenë pozitive.

Për Manajn ky do të ishte një transferim brenda La Ligës, ku ende mbeten për t’u zbardhur detajet e marrëveshjes dhe nëse ky transferim do të jetë përfundimtar, apo një tjetër huazim për 25-vjeçarin.