Mësohet nga burine pranë ish-kryetarit të PD-së që sot Lulzim Basha pasi u takua në një kafe afër stadiumit “Dinamo” me Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe Alfred Rushaj ka vendosur që të tre të jenë në protestën e 7 korrikut. Ndërkohë Jorida Tabaku e ka deklaruar ditë me parë se do të jetë pjesë e protestës.
Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj nuk ka shkuar sot në takim me ish-kryetarin Basha. Alibeaj është shprehur dje hapur dhe prerë se nuk do të marrë pjesë në 7 korrik në protestë.
Nuk dihet nëse kjo është arësyeja e Enkelejd Alibeaj që nuk ka shkuar në takim pasi ka mësuar se kush do të ishte tema e diskutimit.
Berisha tha mbrëmë te Opinion te Fevziu se “do të bënin mirë që Basha, Alibeaj dhe Bardhi të mos vinin në protestë’.
Pra duket se loja e Bashës do të jetë që të shkojë me 7 korrik dhe të krijojë një sherrnajë në shesh nga ana e demokratëve afër Saliut me Lulzim Bashën.
Skenar brilant djallëzor!