Nga 1 korrikut ata që nuk respektojnë ligjin për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme do të ndëshkohen me gjobë. Personat që prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobiten me 500 mijë lekë. Në rast përsëritjeje vlera e gjobës shkon në 1 milion e 500 mijë lekë. Qershori shërbeu si një muaji sensibilizmi dhe informimi lidhur me ligjin për ndalimin e qeseve, por Ministrja e Mjedisit dhe Turzimit ka njoftuar se prej 1 korrikut nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit.

Në lidhje me subjektet të cilat do të prodhojnë qese njëpërdorimshme për eksport, Tosuni u shpeh se ligji ende nuk është shprehur për këtë dhe do shikohet në një moment të dytë. Por në qytetin e Elbasanit qytetarët ende qarkullojnë me qese plastike teksa kryejne blerjet e tyre në markata apo markete. Ata shprehen për Egnatia NeËs se nuk është faj i tyre nësë bizneset vazhdojnë të përdorin qeset plastike. Gjoba për ta duhen të vendosen tek ai që i prodhon e jo tek qytetarët apo bizneset e vogla.

Qytetarët që do të përdorin qese plastike do të përballen me gjoba. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit ka propozuar ndryshimet në ligj, ku penaliteti shkon deri në 100 mijë lekë ndërsa gjoba do të vendosen edhe ndaj bizneseve që prodhojmë, importojnë apo tregtojnë qese. Në Shqipëri çdo ditë përdoren mbi 2 milionë qese plastike, që përfundojnë rëndom të hedhura në rrugë apo dhe në anë të lumenjve.