Kreu i PD Sali Berisha ka dalë me nje thirrje për të gjithë shqiptarët. Në një postim në facebook, Berisha fton qytetarët shqiptarët që të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë.


MESAZHI I BERISHËS
Miq, pershendetje te perzemert dhe ftese miqesore me kete foto per tu mbledhur te gjithe ne protesten kombetare me 7/ 7/ 7 para kryeministrise! Fundjave te mbare!


Berisha tha se ftesa është për të gjithë shqiptarët me përjashtim të ‘Alibashës’, siç shprehet ai, referuar këtu Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.Për këtë të fundit, ai tha se nuk do t’ia këshillonte që të vinte në protestë.

Por qytetarë të Elbasanit shprehen për Egnatia News se protesat e z.Berisha është e kotë, pasi ai e bënë për të shpëtuar nga burgu i non gradave. Ata mendojnë se është absurde të ndjekësh një njeri i cili ka qeverisur prej më shumë se 20 vite dhe nuk ka ndryshuar asgje. Por ka dhe nga ata demokratë të cilët shprehen se PD duhet të organizojë protesta për ringritjen e saj dhe jo për nevoja personale.

Në 7 korrik në ora 7 pasdite, opozita dhe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë kanë ftuar qytetarët në një protestë masive.