Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka komentuar këtë të shtunë raportin që ka me ish-kryeministrin Sali Berisha.
ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, Bozo ka bërë apel që liderët 30-vjeçarë në politikën shqiptare duhet t’u hapin rrugë të rinjve. Ajo shton se me Berishën është takuar asnjëherë përballë dhe thekson se ai nuk përfaqëson i vetëm opozitën.
Pjesë nga intervista
Jeni deputetja më në moshë në parlament. Po kështu edhe zoti Berisha. Kur ju them këtë çfarë mendoni?
Se di është një rastësi. Nuk jemi takuar ndonjëherë se nuk na ka qëlluar rasti. Është një rastësi.
Nuk komunikoni asnjëherë?
S’ka qëlluar rasti. Duhet të takohemi përballë dhe do e përshëndesja. Unë takohem me të gjithë, socialistë dhe demokratë.
Keni marrëdhënie korrekte?
Po korrekte. Unë mendoj që kjo puna e moshës edhe bën edhe s’përbën problem kur je në Parlament. Ata kanë probleme me veten e tyre sepse s’po gjejnë dot akoma emëruesin e përbashkët. Janë akoma të përçarë dhe nuk po arrijnë të bashkohen
Si e shihni këtë situatë brenda Partisë Demokratike?
Shiko! Vjen një moment, ti mund të kesh qenë shumë i mirë një jetë të tërë, por vjen një moment që duhet t’i lësh vendin më të rinjve, ta çojnë më përpara. Domethënë nuk mund të jesh gjithë kohën në drejtim, nja 30 e ca vjet.
Po PD-në me Bashën si e shikoni, mund të shkonte përpara me Bashën?
S’jam marrë shumë. Ja u thashë me politikë u mora për herë të parë kur u futa në Parlament.
Është treguar e qartë PS-ja që nuk bashkëpunon me Berishën në krye të PD-së, me faktin e të qenit non-grata nga DASH. Po këtë raport si e shihni, nuk do i shtrihet dora opozitës me Berishën në krye në çfarëdolloj rrethane?
Jo me opozitën bashkëpunon pozita. Por me të gjithë ato gjërat. Por me çfarë bëhet parlamenti pa këtë bashkëpunim. Ne bashkëpunojmë, s’është puna këtu. Këtu s’ka një opozitë tamam, tamam. Nuk ka, e para. E dyta, e ka thënë shumë qartë se nëse është diçka që vjen me propozimin e tij nuk do ta marri në konsideratë. Po është tjetër Berisha është tjetër opozita, nuk duhet t’i bashkosh bashkë. Është tjetër Berisha dhe tjetër opozita. Opozita është një forcë, të gjithë ata që nuk kanë fituar zgjedhjet dhe që janë kritik ndaj kësaj qeverisje. Ata s’e kanë zgjidhur problemin mes tyre dhe kështu që duhet ta zgjidhin brenda vetes njëherë që të jetë një forcë se s’po merret vesh është një forcë apo dy.