E rëndë ngjarja e raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë.
Është hedhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren, Mandolina Jashari nga Durrësi, e cila është hedhur me fëmijën e saj një ditësh.
35-vjeçarja është transportuar urgjencën e spitalit ku edhe po merr ndihmën e parë. Sipas informacioneve paraprake nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.