Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë lajmin e mirë se ka nisur pajisja me pasaportë dhe kartë indentiteti për qytetarët shqiptarë të cilët janë rezidentë në Kanada.
Përmes një postimi zyrtar ministria bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët të cilët jetojë në Kanada, nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime.
Njoftimi i plotë:
Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarezidentë në Kanada.
Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.
I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.
Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!