Të paktën 6 persona humbën jetën në Itali, si pasojë e shkëputjes së një masivi akulli në malin e Marmoladas, në Dolomite.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, 6 trupa janë nxjerrë nga akulli deri në këto momente, 6 persona të tjerë janë lënduar, ndërkohë që raportohet dhe shumë të tjerë të humbur.
Operacionet e kërkimit vijojnë me intensitet, ndërkohë që në zonë janë dërguar dhe 5 helikopterë për të transportuar të lënduarit.
Dëshmitarët bëjnë me dije se dëgjuan një zhurmë të fuqishme në fillim, e cila u pasua nga rrëshqitja me shpejtësi e masivit të akullit, që nuk iu la kohë shumë personave të largoheshin.