Një 63 vjeçar i ka dhënë fund jetës mesditën e kësaj të hëne, duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Krujë.

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se shtetasi me inicialet M.C, është gjetur i vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij në orën 11.30. Pavarësisht dyshimeve, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rreth orës 11:30, në Fushë Krujë, është gjetur, dyshohet i vetëvarur, në oborrin e banesës së tij, shtetasi M. C., 63 vjeç, banues në Fushë Krujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.