Ambasadori i Ukrainës në Turqi tha se autoritetet doganore turke kanë ndaluar një anije mallrash ruse.
Kjo vjen pasi Ukraina i kishte kërkuar më parë Ankarasë ta ndalonte anijet ruse, pasi ato po transportojnë grurin e vjedhur.
Kievi ka akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë kapur. Kremlini ka mohuar më parë se Rusia ka vjedhur ndonjë drith ukrainas.
“Me kërkesë të Ukrainës, anija e quajtur Zhibek Zholy u ndalua në Karasu” tha një zyrtar i lartë. “Akuzat janë duke u hetuar” tha ai.
Ai tha se Turqia ishte në kontakt me Rusinë, Kombet e Bashkuara dhe palët e treta lidhur me këtë çështje.