Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur me tone të ashpra ndaj qeverisë, në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve.
Ndoka e cilëson këtë aferë si skandalin më të madh të shekullit. Ai deklaroi se janë pikërisht inceneratorët që do ta “djegin” qeverinë dhe do ta dërgojnë drejt fundit.
Ky është skandali më i madh i shekullit, që në kohën e shtetit shqiptar, është e paprecedentë kjo që ka ndodhur me djegësat. Pra, janë këto djegësat që po e djegin vetë qeverinë.
Realisht këtë qeveri e kanë mbytur mbytur me këmbët e saj. Besoj që jo protesta mund të jetë shumë e madhe, por në shtator dhe tetor do ta kemi akoma këtë si kauzë, për këtë qeverisje që urrejtja dhe zemërimi i qytetarëve do ta rrëzojë”, theksoi kreu i PDK-së.