Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të fortë duke u shprehur se afera e inceneratorëve ka lidhje edhe me shembjen e Teatrit dhe projektin për ndërtimin e godinës së re, si dhe me prjektin e Unazës së Re.
I ftuar në emisionin “Open”, Këlliçi tha se për këtë ka dokumente dhe fakte, por të cilat do t’i publikojë në ditët në vijim.
Sipas tij, të njëjtat kompani të përfshira në aferën e inceneratorëve, janë të përfshira dhe në dy projektet e tjera.
Këlliçi: Teatri kombëtar, çështja e Unazës së Re dhe inceneratorët janë të lidhura. Do ta shihni, janë të lidhura me personat që duhet të ishin përgjegjës për mbikëqyrjen dhe verifikimin e transaksioneve dhe kontratave dhe që rezultojnë se i paskan verifikuar dhe i dalin në rregull bilancet. Pra këto kompani që blejnë ananas dhe shesin beton, janë në rregull. Janë të njëjtat kompani pas aferës së teatrit dhe Unazës së Re. Tek shembja e teatrit, tek projekti, na jepni dhe pak kohë. Është një telenovelë që deri në fundin e saj, nëse drejtësia do ketë vullnet të shkojë deri në gjysëm të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj shkon përpara drejtësisë.