Ditën e sotme do të zhviillohet seanca e radhës plenare, ku do të diskutohet rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës për të vijuar më pas me interpelancë mes ministres Belinda Balluku dhe deputetit të PPD, Xhelal Mziu.
Gjithashtu një interpelancë do të ketë mes Ministres së Bujqësisë Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Rendi i ditës:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 07.07.2022, ora 10:00
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.06.2022
2. Njoftime.
3. Projektrezolute “Për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit ne Srebrenice”.
4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Belinda Balluku kërkuar nga deputeti Xhelal Mziu.
5. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
6. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Frida Krifca kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2021.
8. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.
9. Projektligi “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”
10. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”
11. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.13/2022 “Për ngritjen e Komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo – Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.