Gazetari Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, ku gazetari i njohur jetonte me nënën e tij në një pallat te kryqëzimi pranë fushës së ‘Ali Demit”.
Myftaraj dyshohet se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. Disa javë më parë ai ishte diagnostikuar me tumor në tru.
Gazetari korçar Kastriot Myftaraj është autor i disa librave dhe shkrimeve, ai së fundmi drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.
Newsbomb.al ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, bën me dije policia.