Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka ndërruar jetë, vetëm pak orë pasi atij iu bë një atentat me armë zjarri, raporton BBC.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Autori i dyshuar – raportohet se ishte një person 41 vjeç, i cili kap në vendngjarje dhe u arrestua.
Pas dy të shtënave, Abe ra përtokë i përgjakur. Në videot e postuara në rrjetet sociale duken të pranishmit që po përpiqeshin ta ndihmonin ish kryeministrin e shtrirë përtokë.
Ish kryeministri 67 vjeçar u dërgua në spital, por nuk mundi ti mbijetoje plageve.
Transmetuesi japonez NHK tha se sulmuesi i dyshuar, një 41-vjeçar nga Nara, është arrestuar. Autori i dyshuar shërbeu tre vjet në Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes, por nuk raportoi asgjë për ndonjë motiv. Transmetuesi tha se arma e përdorur prej tij dukej se ishte e improvizuar.
Abe po fliste në një aktivitet elektoral para zgjedhjeve për dhomën e lartë të parlamentit të Japonisë dhe NHK raportoi që orari i veprimtarisë së tij ishte publikuar një ditë më parë.
Kryeministri Kishida dënoi sulmin “barbar”, duke thënë se ai ndodhi gjatë zgjedhjeve që janë në zemër të demokracisë japoneze, por nuk pranoi të komentojë mbi ndikimet politike të sulmit.
Abe është kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni. Ai dha dorëheqjen në gusht të vitit 2020, por mbeti aktiv në politikë dhe një zë me ndikim në Partinë Liberale Demokratike në pushtet.