Shefi i politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka cilësuar sjelljen e kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, si “jo shumë respektuese”, pasi ministri rus u largua herët nga takimi i G20.

“Sjellja e tij nuk ishte e respektueshme”, ka thënë ai pas largimit të Lavrov.

Ministri rus kishte thënë se “rusofobia tash është e tërbuar”.

Sergej Lavrov u shpreh i gatshëm për negociata me Turqinë dhe Ukrainën për çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit.

Por veprimet e tij treguan të kundërtën, pasi zyrtari rus nuk ishte i pranishëm në sallë kur fjalën e mori homologu i tij nga Kievi, i cili akuzoi Moskën se po zbaton “lojëra urie” me botën.