Rritja e interesit për testime nga mjekët e familjes është tregues i rritjes së rasteve pozitive me covid. Mjekët kanë konfirmuar një rritje të infektuarve në qytetin e Elbasanit duke paralajmëruar një verë jo aq të qetë. Problem në Elbasan mbetet mos vaksinimi i popullatës ndaj covid, duke u klasifikuar mes qyteteve me përqindjen më të ulët të përsonave të vaksinuar. Mjekët e familjes gjatë vizitave ditore janë duke u përballur me të infektuar nga virusi por thonë se simptomat janë të njëjta me ato të virozave të zakonshme . Rritja e të infektuarve ka krijuar ende panik tek qytetarët Elbasanas të cilët shprehen për Egnatia News se situata nuk është aspak e lehtë, duke i detyruar që të mos dalin nga shtëpia.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 271 qytetarë, 5 prej tyre nga qyteti i Elbasanit.