Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryetarët e bashkive, ku është bërë bilanci i qeverisjes vendore. Rama ka pasur fjalët më të mira për Lezhën, ndërsa nuk kurseu kritikat për bashkitë e tjera.
Gjithashtu Rama mori si model bashkinë e Cërrikut drejtuar nga Andis Salla ,në qarkun e Elbasanit që sipas Ramës është për tu marrë shembull.Kryeministri Rama u shpreh për bashkinë Cërrik: ‘Shembulli një bashki si e Cërrikut, që është një bashki me halle të mëdha të trashëguara, me një pozicion ekonomik dhe social shumë të vështirë, që është një bashki që, për shkak të pozicionit gjeografik që ka në qarkun e Elbasanit, ka qenë gjithmonë si e lënë pas dore dhe lidershipi i kryetarit të bashkisë Andis Salla ka bërë diferencën’.