Detaje të reja nga hetimet për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi.
Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se kanë qenë tre atentatorë, dy prej tyre me armë zbritën dhe qëlluan me breshëri ndaj sheshpushimit të pallatit ku ndodheshin atë moment Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
Po kështu hetimet kanë zbuluar se atentatorët kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës së djeshme në zonë. Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar.
Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të atentatit.
balkan