Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar shpalljen e tij non grata nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë takimit me qytetarët e Fierit Berisha tha se shpallja e tij non grata nga Britania është akt i tmerrshëm korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës!

“Ju e morët vesh se para 3 ditësh njoftohem se jam shpallur non grata. Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv. Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën tim nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm. Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj. Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie”, tha Berisha./abcnews.al/