Ky është Dorian Keqi, autori i vrasjes së Saimir Jakut në Rrëshen. 40-vjeçari nga Kruja është arrestuar nga policia, gjashtë vjet pas vrasjes.

Saimir Jaku u vra në Rrëshen në vitinn 2016. Ai mbante postin e drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun për disa kohë, por ishte shkarkuar pak kohë para se të ndodhte ngjarja.

Keqi, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka kryer krimin e vrasjes kundrejt pagesës.

Sipas policisë, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e uniformave blu.

Vijon…