Prej më shumë se dy orësh dy ekipe zjarrëfikësish jane duke luftuar me zjarrin në fshatin Shijon të bashkisë së Elbasanit. Ende nuk dihet kush ishte shkaku i shperthimit të flakëve por deri më tani dëmet ne tokë bujqësore janë të konsiderueshme. Banorët të pyetur shprehen se janë rreth 10 banesa që rrezikojnë të digjen.Sipas tyre zjarri ka filluar që në oren 11:00 të paradites dhe ende nuk është nën kontroll.Një grua ka mbetur e asgikduar nga tymi dhe është transportuar drejtë spitalit të Elbasanit për ndihme mjeksore.Në vendngjarje ka shkuar edhe kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja ./Egnatia news
Zjarri jashtë kontrollit! Kryebashkiaku Llatja shkon në Shijon
136