DVP Elbasan
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin: H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje.
— Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin: G. Sh., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. /egnatia news