Enca Haxhiaj ka reaguar pas publikimit të videos intime. Ditët e fundit është bërë virale në rrjet një video e nxehtë e këngëtares ku ajo shihej topless, teksa duart e një mashkulli i mbulojnë gjoksin. Ende nuk është zbuluar identiteti i burrit misterioz në videon e publikuar nga “Joq Albania”, teksa ka ardhur edhe reagimi i parë i Encës.
Përmes një statusi në Instastory, ajo i referohet vetes si ‘pornostare’ , pas titujve të mediave, krah një sërë karakteristikave të tjera si ‘yll popi, komediane, gjeni dhe shpirt hyjnor’. “Zoti duhet të jetë duke u menduar shumë për burrin tim të ardhshëm. Sepse kush është aq i mirë sa për të merituar një komediane, yll popi, pornstar, gjeni, shpirt hyjnor, të gjitha në një?”- shkruan Enca.
Para pak kohësh teksa realizoi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram, dikush e pyeti Encën nëse është e vërtetë që është një pornostare. Kjo pyetje nuk ka ngelur pa një përgjigje nga Enca e cila u përgjigj: “Për të dashurin tim po.” Megjithatë, ende nuk dihet se kush është mashkulli në fjalë.
Kjo video vjen disa ditë pasi Enca postoi një foto në rrjetet sociale në momente intime me partnerin e saj ku dukeshin vetëm buzët ajo ka postuar edhe një ku shihet se në fakt bëhej fjalë për një manekinë. “Tani mund të biem të gjithë rehat”– shkroi ajo krah fotos. /Panorama Plus