Këngëtarit Yll Limani i ka ndodhur një incident gjatë një koncerti.
Ndërsa ka qenë duke performuar në skenë e kanë “pushtuar” flakët. Siç duket dhe në video Ylli ka qenë shumë afër pasi ka tentuar të afrohej tek publiku.
Edhe pse duket se është trembur pak, Ylli nuk ka pësuar djegie dhe e ka marrë situatën me shumë sportivitet duke shkruar krahas videos së tij në Instastory, “Shpëtuam”.
Më herët, Ylli në një intervistë, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, por duke u ndalur dhe te pasiguritë e tij.
“Kam pasiguri. Kam pasiguri si dukem, kam pasur pasiguri duke u rritur. ‘Body insecurities’, jo t’i kem krahët e gjerë, të kem ‘six pack’ (muskuj barku), të shkoj në palestër. Kur atë pasiguri e shndërron në motivacion për të qenë më i shëndetshëm, je më i shëndetshëm edhe mendërisht”, ka rrëfyer Ylli.