Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Andrea Mano, gjatë një konference për shtyp ka denoncuar përpjekjet e pushtetit në ikje për të cënuar proçesin zgjedhor, këtë herë nëpërmjet punësimeve të përkohshme elektorale.

“Janë disa institucione publike,si bashkia e Korçës, Ujësjellësi apo INSTAT,të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë punësuar dhjetra presona me kontrata të përkohshme”,tha Andrea Mano.

Për Manon, i cili më herët ka denoncuar edhe parregullsitë me listat e zgjedhësve apo presionin e drejtuesve të administratës mbi votuesit duke mbledhur kartat e identitetit, pushteti lokal dhe qendror êshtë vënë i gjithi në shërbim të deformimit të procesit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve të Korçës.

Kandidati i PD apeloi institucionet të respektojnë ligjin zgjedhor,ndërsa garantoi ndëshkim për çdo individ të veshur me pushtet, që në panik nga fitorja e sigurt e alternativës së PD sipas tij, po ndërhyn për të prishur dhe cënuar standartet demokratike të zgjedhjeve.

Ora news