Fadromat kanë zbarkuar ditën e sotme duke shembur fasadën karakteristike identifikuese të Maternitetit, në kuadër të tenderit të cilësuar si “RIKONSTRUKSION”, por që në fakt po rezulton në SHEMBJEN totale të ndërtesës historike.SHEMBJA totale e një objekti me vlera historike nuk quhet Rikonstruksion, dhe nuk mund t’ju shitet shqiptarëve si i tillë!
Materniteti Geraldinë është objekt i klasifikuar si pjesë e Trashëgimisë Kulturore të vendit që prej vitit 2007, ndërtesë e rëndësishme historike me vlera shpirtërore për shqiptarët.
Brenda 8 vitesh qeverisje të Rilindjes, është hapur dy herë ky tender me objekt “Rindërtimi të Maternitetit” (këtë herë me justifikimin e dëmtimeve nga tërmeti) me vlerë 4.6 Miliard Lekë.
Skema që po zbatohet në tenderat me vlerë të larte që u jepen kompanive te aferta me qeverine dhe bashkine është e ngjashme me atë të shembjes së Teatrit, por po u maskohet si rikonstruksion!
Lajmi i fundit