Kuçovë
Plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.B, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e autorit.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
lajmi ne perditesim…