Dy fëmijë 5 dhe 8 vjeç kanë vdekur dhe dhjetë persona të tjerë janë lënduar si pasojë e stuhisë së fortë që goditi Austrinë jugore.
Viktimat ishin pranë një liqeni të vogël në Carinthia kur disa pemë u shkulën nga era e fortë, sipas zëdhënëses lokale të Kryqit të Kuq Melanie Reiter. Në zona të tjera të kësaj krahine që kufizohet me Italinë dhe Slloveninë, era hoqi çatitë e shtëpive. Kancelari austriak Karl Neuhammer konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve në Twitter, duke shtuar se shumë njerëz u lënduan rëndë.
Austria po vuan aktualisht nga një valë të nxehti dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ndodhin stuhi. Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike rritin frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit.