Një ngjarje e rëndë dhe e papritur i ka ndodhur një klienti në një restorant në Florida.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se personi pasi kishte konsumuar një sasi midhjesh ka vdekur.

Në detajet e shpërndara për mediat mësohet se viktima i hëngri midhjet (gocë deti) të gjalla e cila u zbulua më pas se ishte e kontaminuar me një bakter të njohur si vibrio vulnificus.

Burri, i cili thuhet se është nga Florida e Jugut, vizitoi restorantin “Rustic Inn Crabhouse” si shumë klientë të tjerë por rastsi që ai të ishte i vetmi që u sëmur dhe vdiq. Gary Oreal, menaxher i Rustic Inn, tha se klienti kishte punuar në restorant rreth dy dekada më parë përpara se të kthehej për të ngrënë atje.

Duke folur për mediat, ai tha se restoranti shërbeu qindra racione me midhje atë ditë dhe tha se ishte tmerruar që një prej tyre kishte qenë e kontaminuar me baktere.

Pasi burri u shtrua në spital, inspektorët nga Departamenti i Shëndetësisë në Florida shkuan për të parë kuzhinën dhe për të ekzaminuar midhjet në restorant. Departamentit i Shëndetësisë në Florida ka zbuluar se ka pasur 26 raste të njerëzve të infektuar me vibrio vulnificus pasi kanë ngrënë midhje të gjalla në vitin 2022. Gjashtë nga njerëzit që u sëmurën vdiqën më vonë.

Vetëm javën e kaluar, një tjetër burrë nga Pensacola vdiq pasi hëngri një midhje me bakterin e rrezikshëm dhe vdekje prurës.