Një ngajrje tragjike është shënuar ditën e premte rreth orës 20:00 në zonën e Sitisë në Greqi. Sipas mediave helene, një 79-vjeçar ka rënë nga ballkoni i apartamentit të tij, me pasojë vdekjen tragjike.
Siç raportohet, ai kishte pasur një përleshje të ashpër me të afërmit e tij dhe në veçanti djalin e tij, e pak më vonë i moshuari është hedhur nga ballkoni.
Ai u dërgua në Spitalin e Sitisë i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.