Elson Kalaveri, 36-vjeçari shqiptar që u ekzekutua dy ditë më parë, 18 gusht, në rajonin e Pisa, Itali është një emër i njohur si për policinë italiane ashtu edhe atë shqiptare.Sipas medieve italiane trupi i tij ishte i mbushur me plumba, ndërsa një dëshmitar ngriti alarmin në zonën e Lagoni del Sasso pranë parkut Fumarole dhe fabrikës së birrës “Vapori di Birra” pas ngjarjes.
Tre persona, autorë të dyshuar të ngjarjes vijojnë të jenë në arrati.
Elson Kalaveri, banues në Colle Val d’Elsa kishte një histori shfrytëzimi prostitucioni dhe në Shqipëri dyshohet i përfshirë në vrasje.
Kalaveri ra në pritë teksa ndodhej brenda një makine që drejtohej nga një shqiptar tjetër.
Shoferi eci për disa qindra metra dhe u ndal për të kërkuar ndihmë nga drejtuesit e fabrikës së birrës. Për shqiptarin, megjithatë, nuk kishte më asgjë për të bërë.
Janë tre persona në kërkim , të cilët u larguan me një makinë të errët.
Sipas rikonstruksioneve të para, fytyrat e tyre ishin të mbuluara. Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, drejt Kalaverit u qëllua të paktën 15 herë.
Ai ishte i ulur në vendin e pasagjerit në Mercedesin që drejtohej nga shqiptari tjetër.
36-vjeçari ishte përfshirë në hetime për prostitucion, por nuk ishte dënuar asnjëherë.
Ndërkohë, karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarin , i cili drejtonte Mercedesin A-Class me targë gjermane të pasme (mungon targa e përparme) në të cilën ndodhej viktima si dhe familjen e 36-vjeçarit.
Pistat ku po heton policia janë larje hesapesh në botën e krimit, ndoshta për arsye krimi ose shfrytëzim prostitucioni.
Nuk përjashtohet as mundësia që të jetë një vrasje e planifikuar.
Por hetimet janë ende në vazhdim dhe kërkimi po vijon për të zgjeruar gamën e veprimit.
Arrestimi në Shqipëri
Elson Kalaveri, ka qenë i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Kalaveri ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras disa vite më parë.
Në vitin 2014 Kalaveri u konfliktua me Genti Keçin, fqinjin e tij. Ky i fundit e ndoqi për ta vrarë deri në komisariatin e Mamurrasit. Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit.
Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, ka qëlluar me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit.
Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit ka deklaruar se gjithçka e bëri për vetëmbrojtjeje.
Elson Kalaveri kishte hyrë në postën e policisë së Mamurrasit për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe 36-vjeçari Keçi.
Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë. Kalaveri ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë.
Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë