Chelsea ka pësuar humbje turpëruese në udhëtim te Leeds United në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier me rezultat 3-0.
Ishte minuta e 33-të e takimit kur u shënua goli i parë nga Brenden Aaronson, duke vënë The Blues nën presion të madh.
Kaluan vetëm katër minuta dhe vendasit shënuan edhe të dytin, tani me anë të Rodrigos, që realizoi me një asistim të Jack Harrison.
Me këtë dy gola, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, por Chelsea nuk u këndell.
Në minutën e 69-të, Harroson dhe Rodrigo shkëmbyen vendet, duke bashkëpunuar në golin e tretë të skuadrës së tyre.
Deri në fund, Thomas Tuchel u mundua që me disa ndryshime të largohej kokë lartë, por u largua i turpëruar nga stadiumi “Elland Road” dhe për më keq, Kalidou Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 84-të.
Chelsea aktualisht në vendin e 12-të me vetëm katër pikë, ndërsa në xhiron e katërt do të ketë punë me Leicesterin.