Ministri i Brendshëm Bled Çuçi në një konferencë për gazetarët foli në lidhje me incidentin në Gramsh.
Ai tha se ngjarja po hetohet dhe se tre të huajt që tentuan të hyjnë me forcë në uzinë, janë marrë nën hetim.
Sipas tij ajo që vlen të nënvizohet është mënysa se si ata tentuan të hyjnë, pajisjet që kishin me vete apo sulmi ndaj dy ushtarëve.
Çuçi: Në lidhje me hetimin dua të them si minister i brendshëm ka një hetim që ka filluar dhe ka një procedim dhe akuzë nga prokuroria. Është një ngjarje që as e kemi nënvlerësuar apo mbivlerësuar.
Pavarësisht se ky objekt është i deklasifikuar, për nga rrethana se si kanë tentuar të hyjnë dhe nga pajisjet që kishin me vete dhe agresionit, këta persona janë marrë nën hetim.
Hetimi do bëhet i plotë, falenderoj edhe partnerët për të na sqaruar me detaje këtë histori.
Cdo të dhene tjetër i është lënë hetimit, që të zbertheje ngjarjen, për cdo element të ri. Do hetojmë deri në fund. Nuk ka vend për spekulime.