SPAK është duke hetuar ish-presidentin e vendit Ilir Meta, duke i kërkuar këtij të fundit formularin e vetëdeklarimit.
Dokumenti i SPAK mban datën 23 gusht 2022 me firmën e Arben Krajës, ndërkohë në të thuhet se kërkesa për formularin bëhet kundrejt KQZ-së për integritetin e personave që emërohen në funksione publike.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022.
“Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)” – thuhet në dokumentin e SPAK.Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol për një lidhje të ish-presidentit Meta me ish-Sigurimin e Shtetit pas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti i Dosjeve.