Të shtëna me armë zjarr në drejtim të një automjeti në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës.
Deri në këto momente nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar. Paraprakisht mendohet se arma e përdorur ka qenë kallashnikov. Burimet bëjnë me dije se është qëlluar drejt një automjeti tip “Audi” A3.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.