Në një dalje për mediet nga selia blu, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se anijet që po sillen impiantet për prodhimin e energjisë nga Bangladeshi ka hyrë në kanalin e Suezit.

Ai tha se 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante përfshirë këtu edhe qiranë e naftës që shpenzojnë.

Berisha: Anijet që po sillen impiantet për prodhimin e energjisë nga Bangladeshi ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante përfshirë këtu edhe qiranë e naftës që shpenzojnë. Kostoja ditore e këtyre është kjo: për prodhimin e një megavati ato harxhojnë 220 litra naftë. Ato prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Ato shpenzojnë 580 mijë litra naftë në ditë. Kaq naftë nëse shumëzohen me 190 lekë, jo sa është nafta sot, impiantet harxhojnë në ditë mbi 900 mijë euro naftë.

Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përpos kostos së naftës qiraja ditore e tyre është 91 mijë euro. Në total është 1.5 milionë euro. Në rast se llogarisnin çmimin e megavatit këto 1.5 milionë shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat., pra prodhimi ditor. Pra një megavat kushton 389 euro, afër 400 euro. Kostoja për 2 vite qira del 760 milionë euro.