Pak ditë pasi SPAK i dërgoi një shkresë në lidhje me gjerenalitetet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të cilin ka nisur tashmë një hetim, pas akuzave për lobim Gjendja Civile i ka kthyer përgjigje.
Sipas verifikimeve te bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri.
SPAK i ka bërë kërkesë gjendjes civile më 8 gusht dhe më 16 gusht ka pasur një përgjigje zyrtare.
Kujtojmë se hetimi i SPAK për Metën ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili e akuzoi atë për lobim me qindra-mijëra euro të padeklaruara.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_17-3.png)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)