Pierre-Emerick Aubameyang dhe bashkëshortja e tij janë bërë viktima të dhunës se hajdutëve në shtëpinë e tyre në Barcelonë. Pak ditë pasi Lewandowskit i hoqën orën nga dora teksa po jepte një autograf, sulmuesit afrikan i mësyjnë në banesë ku ushtrojnë madje edhe dhunë ndaj tij dhe bashkëshortes. 

Lajm shokues që trondit botën e futbollit. 4 grabitësit hynë me dhunë në shtëpinë e tyre në zonën e Castelldefes dhe pasi kaluan gardhin ata kercënuan me armë zjarri dhe armë të ftohta e madje e goditën sulmuesin nga Gaboni. 

Pasi u godit dhe u kërcënua me armë, 32-vjeçari u detyrua të hapte kasafortën. Hajdutët morën të gjitha sendet me vlerë dhe u larguan me shpejtësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01.00 të mëngjesit të së hënës kur lojtari i Barcelonës lajmëroi policinë që bën me dije se hajdutët u larguan me një makinë A3. 

Aubameyang dhe bashkëshortja e tij janë prindër të dy fëmijëve 11 dhe 6 vjeç por nuk dihet nëse ata ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes së dhunshme.