Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.
Ngjarja raportohet nga policia e cila thotë se ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se denoncimi është bërë nga pronari i banesës. Në momentet kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës, brenda saj ka qenë vetëm djali i familjes, shtetasi L. K., 19 vjeç.
Njoftimi nga Policia e Shkodrës
Malësi e Madhe
Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes