Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndjeshëm prezencën e tyre në Mesdhe pas agresionit rus në Ukrianë. Mesdheu është “shtëpia” e Flotës së Gjashtë Amerikane, e cila kryesohet nga aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” si edhe anijet e tjera që e shoqërojnë, ndërkohë që mesohet se tashmë në zonë është futur edhe aeroplanmbajtësja tjeter amerikane “USS Bush” sëbashku me flotën shoqëruese.

Siç shihet edhe nga pamjet e radarit, “USS Bush” është futur këto ditë në Mesdhe përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe do të qendrojë këtu për një kohë të gjatë pasi pritet që “USS Harry Truman” të largohet disa ditë më pas.

Siç ka raportuar më herët edhe abcnews.al, në zonë gjenden një mori flotash siç janë ato amerikane dhe britanike, krahas atyre italiane dhe franceze.

Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur një rritje të aktivitetit të avionëve vëzhgues dhe kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë duke rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse në zonë. Dyshohet se bëhet fjalë për një nëndetëse bërthamore, e cila të ketë zevendësuar largimin nga Mesdheu të kryqëzorit rus “Marshall Ustinov”, i cili lundroi për javë të tëra në ujërat mes Jonit dhe Adriatikut për të vëzhguar flotat amerikane dhe italiane në zonë. /abcnews.al