Ende pa u bërë java nga përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovës nga pesë persona, në Tiranë është publikuar një video, ku një i moshuar prek në vendet intime një vajzë të mitur.
Në videon e bërë publike nga JOQ, i moshuari shihet pranë dy fëmijëve, teksa në një moment kontrollon me sy nëse e sheh dikush dhe më pas fut dorën në pjesën e pasme të vajzës së mitur. Videoja është filmuar nga një i ri, ndërsa i moshuari është banues i zonës së Selitës në kryeqytet.
REAGIMI I POLICISË
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila thotë se pas publikimi të pamjeve është shoqëruar i moshuari, një 76-vjeçar, i cili akuzohet për “vepra të turpshme”.
“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”, thuhet në njoftimin e policisë.