Deputeti i PD Edmond Spaho ka patur një debat me kryeministrin Edi Rama i cili nuk ka ngurruar të bëjë batutë pas kërkesës së Spahos që deputetët e PD-së të mos liheshin gjithmonë të fundit në listat e diskutimit të seancave plenare.
Spaho iu kundërpërgjigj kryeministrit duke i thënë se përgjigjiet e tij i përshtateshin pasi ishte rritur rrugëve të Tiranës.
“Po na trajtoni si armiq, në çdo listë të diskutuesve ne jemi të fundit, përse ndodh gjithmonë kjo. Nuk habitem sepse me Saçin je rritur, me gjithë rrugaçët dhe idiotët e Tiranës je rritur prandaj pas çdo fjale do të bësh batutë”-tha Spaho.